Sport

E FUNDIT/ Motra e Leo Messit përfshihet në një aksident me makinë: Shtyhet dasma

Sipas raportimeve, Maria Sol u sëmur, ndërsa drejtonte një SUV dhe, pasi humbi kontrollin, u përplas me një mur…

23 Dhjetor 2025, 15:15 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Motra e Leo Messit përfshihet në një aksident me

SHBA - Maria Sol Messi, motra e Leos, u përfshi në një aksident me makinë në Miami. 32-vjeçarja pësoi lëndime të shumta, përfshirë djegie dhe dy thyerje të vertebrave.

Megjithatë jeta e saj është jashtë rrezikut, por gjendja e saj ende nuk është e mirë.

Sipas raportimeve nga Argjentina, Maria Sol u sëmur, ndërsa drejtonte një SUV dhe, pasi humbi kontrollin, u përplas me një mur.

Ajo tani është kthyer në atdheun e saj, ku do të fillojë një program të gjatë rehabilitimi. Dasma e saj, e planifikuar për 3 janar, është shtyrë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll