Sport

Sot starton java e 18-të dhe mbyllet faza e dytë e kampionatit të Superiores…

Sot, të martën, duke nisur nga ora 18:00 do të luhen dy takime, ndërsa të mërkurën tri takimet e fundit të javës së 18-të

23 Dhjetor 2025, 11:52 Nga DOSJA

Sot starton java e 18-të dhe mbyllet faza e dytë e kampionatit të

TIRANE - Java e 18-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, që përkon me javën e fundit të fazës së dytë në këtë kategori, do të jetë e fundit edhe për vitin 2025. Ato do të zhvillohet sot dhe nesër.

Të martën do të luhen dy ndeshje mjaft të rëndësishme. Teuta pret kryesuesen Egnatia në “Niko Dovana” ndërsa Partizani do të përballet me Dinamo City-t në “Arena e Demave”. Të dyja sfidat do të luhen në ora 18:00.

Ndërkohë, të mërkurën do të zhvillohen tri përballjet e tjera. FK Vora - Bylis do të luhet në ora 13:30, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në ora 18:30.

Sfida Vllaznia - Flamurtari do të luhet në “Loro Boriçi”, ndërsa Tirana do të luajë në transfertë kundër Elbasanit në “Elbasan Arena”.

Sot starton java e 18-të dhe mbyllet faza e dytë e kampionatit të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll