Sport

VIDEO/ Bledi Shkëmbi, ish-kapiteni legjendë i Skënderbeut, tregon pse ishte në SPAK…

Shkëmbi: “Solla dokumentacionin e kërkuar për të vërtetuar pronësinë dhe proçedurat që janë bërë për dhënien e makinës me qira, që ta zhbllokojmë dhe të vazhdojmë aktivitetin tonë të pa përzier me problemet e drejtësisë”

23 Dhjetor 2025, 14:28 Nga DOSJA

VIDEO/ Bledi Shkëmbi, ish-kapiteni legjendë i Skënderbeut, tregon

TIRANE - Kishim parë njerëzit më të lartë të shoqërisë shqiptare, të paktën për nga postet publike që kanë patur dhe kanë, në dyert e SPAK-ut.

Për here të parë, në ditën e sotme në të është shfaqur Bledi Shkëmbi, një ish-futbollist, kapiten, trajner i Skënderbeut, ekipit kombëtar të moshave dhe që sot aktualisht qëndron pushim të paktën nga futbollit.

Çudia e “vizitës” së një futbollisti në dyert e prokurorisë speciale është për faktin se ndryshe nga funksionarët e shtetit apo ish, që kanë qenë atje...

Pas rreth një ore, me të dalë nga zyrat e SPAK-ut, i kontaktuar nga gazetari i Top Channel Endi Tufa, Shkëmbi deklaron: 

“Duke qenë se jam administrator i një kompanie dhënie makinash me qera luksoze, njëra prej tyre, një Audi RSQ8, është e bllokuar për disa procedura dhe hetime të personit që ia kanë sekuestruar, ndërkohë që makina është marrë me qira pranë kompanisë që unë drejtoj”, deklaron Shkëmbi, i cili më tej shton: 

“Solla dokumentacionin e kërkuar për të vërtetuar pronësinë dhe proçedurat që janë bërë për dhënien e makinës me qira, që ta zhbllokojmë dhe të vazhdojmë aktivitetin tonë të pa përzier me problemet e drejtësisë”, mbyll ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut të madh që bëri krenarë shqiptarët në arenën europiane për shumë vite.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll