Bota

Maduro i kthen përgjigje kërcënimeve të Trumpit: Do të bënte më mirë nëse do të përqendrohej në punët e vendit të tij

Më parë, Trump, duke folur me gazetarët, nuk e fshehu se presioni në rritje amerikan mund të çojë në zhvillime politike në Venezuelë.

23 Dhjetor 2025, 07:52 Nga M.L
Maduro i kthen përgjigje kërcënimeve të Trumpit: Do të
Maduro

VENEZUELA- Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, tha të hënën në mbrëmje se homologu i tij amerikan, Donald Trump, “do të bënte më mirë” nëse do të përqendrohej më shumë në çështjet e SHBA-së në vend të vendit të Amerikës Latine, mes presionit në rritje nga Uashingtoni, i cili ka vendosur një armatë në Karaibe, ka bombarduar dhjetëra motoskafe të dyshuara për trafik droge dhe ka sekuestruar dy cisterna nafte.

“Presidenti Trump mund të bënte më mirë në vendin e tij dhe në botë. Ai do të bënte më mirë nëse do të përqendrohej në çështjet ekonomike dhe sociale në vendin e tij dhe do të bënte më mirë në botë nëse do të përqendrohej në çështjet e vendit të tij”, tha Maduro në një fjalim të transmetuar në televizionin publik.

Më parë, Trump, duke folur me gazetarët, nuk e fshehu se presioni në rritje amerikan mund të çojë në zhvillime politike në Venezuelë. I pyetur nëse qëllimi i Uashingtonit është të largojë Maduron nga presidenca, ai u përgjigj se "ndoshta mund të ndodhë", duke shtuar se "kjo varet prej tij".

"Mendoj se do të ishte e zgjuar për të ta bënte këtë. Nëse dëshiron të luajë ashpër, do të jetë hera e fundit që mund ta bëjë", tha ai.

Presidenti amerikan nisi një sulm të ashpër ndaj Maduros, të cilin e përshkroi si "jo mik të Shteteve të Bashkuara" dhe "një person shumë të keq", duke pretenduar se qeveria e tij është e përfshirë në trafikimin e kokainës në Shtetet e Bashkuara.

"Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm", tha ai, duke përdorur gjuhë të ashpër.

nicolas maduro

Sondazh

Poll