Bota

FOTO/ Gjenerali rus vritet nga një makinë-bombë! Thuhet se bomba është vendosur me anë të shërbimeve të inteligjencës ukrainase

Mediat shkruajnë se, Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se gjenerali Fanil Sarvarov vdiq të hënën në mëngjes pasi shpërtheu një pajisje shpërthyese e vendosur nën një makinë.

22 Dhjetor 2025, 16:37 Nga D.S
FOTO/ Gjenerali rus vritet nga një makinë-bombë! Thuhet se bomba
Foto nga vendngjarja

RUSI-  Një gjeneral rus është vrarë në një shpërthim me bombë në makinë në Moskë. Mediat shkruajnë se, Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se gjenerali Fanil Sarvarov vdiq të hënën në mëngjes pasi shpërtheu një pajisje shpërthyese e vendosur nën një makinë.

Ai është zyrtari i tretë ushtarak që është vrarë në sulme me bomba në kryeqytetin rus gjatë vitit të kaluar. Sarvarov, 56 vjeç, ishte kreu i departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura. Një teori që po hetohet është se bomba është vendosur me përfshirjen e shërbimeve të inteligjencës ukrainase,  Ukraina nga ana tjetër nuk ka reaguar.

Për BBC, Komiteti tha se, Sarvarov vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra, duke shtuar se kishte hapur një hetim për vrasje dhe trafikim të paligjshëm të eksplozivëve. Hetuesit janë dërguar në vendngjarje, në një parking makinash pranë një blloku apartamentesh në jug të Moskës. Imazhet nga zona tregojnë një Kia Sorento të bardhë të dëmtuar rëndë me dyert e shpërthyera, të rrethuar nga automjete të tjera.

Sipas mediave ruse, Sarvarov më parë ka marrë pjesë në operacione luftarake gjatë konfliktit osetieno-ingush dhe luftërave çeçene në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000, dhe gjithashtu ka udhëhequr operacione në Siri midis viteve 2015-2016./Dosja.al

rusi moske lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll