Bota

VIDEO/ I mituri plagos me armë drejtorin e shkollës në Turqi ! Dyshohet se babai i tij mund ti ketë siguruar armën

Nga mediat turke mësohet se, një javë para incidentit, drejtori i bëri një vërejtje të miturit kur ai erdhi në shkollë me një biçikletë elektrike.

22 Dhjetor 2025, 22:03 Nga D.S
VIDEO/ I mituri plagos me armë drejtorin e shkollës në Turqi !
foto nga vendngjarja

TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një nxënës qëlloi me armë zjarri drejtorin e shkollës gjatë pushimit. Drejtori i shkollës, 39-vjeçar, u plagos rëndë në këtë incident. Nga mediat turke mësohet se, një javë para incidentit, drejtori i bëri një vërejtje të miturit kur ai erdhi në shkollë me një biçikletë elektrike. Sipas tyre, kjo mund të ketë qënë arsyeja që e ka nxitur nxënësin të marrë këtë hap të dhunshëm.

Viktima është plagosur rëndë dhe ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike në Spitalin e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Mersinit. Ndërkohë që autori i mitur u arrestua, babai i tij është gjithashtu në paraburgim, për faktin se dyshohet që mund të ketë bashkëpunuar apo ka ndihmuar të birin përtë siguruar armën.

Sipas pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë së shkollës,  shikohet teksa nxënësi afrohet në momentin që drejtori ishte ulur mbi një stol dhe në befasi, ai nxjerr armën dhe qëllon./Dosja.al 

 

 

 

 

 

 

 

 

arme zjarri turqi

Sondazh

Poll