Sport

VIDEO/ Ernest Muçi jo vetëm i bukur për t’u parë, shënon sërish për Trabzonsporin!

Me golin e sotëm, Muçi shkon në kuotën e 7 golave dhe një asisti në 5 ndeshjet e fundit...

22 Dhjetor 2025, 19:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Ernest Muçi jo vetëm i bukur për t’u parë,

TURQI - Luhet java e 17-të e Superligës turke, ku sytë e të gjithë shqiptarëve tashmë janë tek një prej lojtarëve që është shndërruar në kryefjalë atje, Ernest Muçi.

Ai jo vetëm që po shënon gola të bukur, por edhe mjaft vendimtarë, ashtu si goli i 3-të që shënoi në ndeshjen ndaj Gençlerbirliği. Aktualisht skuadra e tij është në disavantazh, por goli i Muçit është i treti që ngushton shifrat në 4-3, kur kanë mbetur edhe rreth 5 minuta lojë.

Më herët futbollisti i Kombëtares shqiptare, asistoi për Auguston në minutën e 50-të për barazuar përkohësisht shifrat në 2-2, por Gençlerbirliği shënoi dhe dy herë të tjera për të çuar në 4 numrin e golave të shënuar në portën e Trabzonsporit.

Me golin e sotëm, Muçi shkon në kuotën e 7 golave dhe një asisti në 5 ndeshjet e fundit që është aktivizuar me skuadrën e tij, duke u konfirmuar si lojtari më në formë për momentin te skuadra e Trabzonsporit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Dhjetor 2025, 18:02

ZYRTARE/ Anulohet Milan-Como në Perth

ITALI - Lega Serie A ka bërë një hap pas, duke zyrtarizuar anulimin e projektit. Vendimi për të anuluar ndeshjen Milan-Como, të ...