Sport

Ngjarjet e Vlorës, në fokusin e Disiplinës dhe Etikës: Flamurtari - 8 ndeshje pa spektatorë!

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masat disiplinore nuk lejohet të konvertohen…

22 Dhjetor 2025, 18:57 Nga DOSJA

Ngjarjet  e Vlorës, në fokusin e Disiplinës dhe Etikës:

TIRANE - Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, në mbledhjen e tij më të fundit, ka marrë në analizë ndeshjet e javës së 17-të të Superiores, por edhe kampionateve të tjerë më inferiorë.

Ashtu siç pritej, ngjarjet e paprecedenta të ndodhura në ndeshjen Flamurtari-Teuta (2-2), ku ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi disa tifozë të Flamurtarit “pushtuan” fushën e futbollit, ishin në fokusin e Komisionit të Disiplinës, i cili ka marrë masat përkatëse.

 Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së të marra në mbledhjen e tij të së hënës, më 22.12.2025:

● Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

● Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE

● Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i FK Pogradeci U-19, Aldor Cekici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i FK Pogradeci U-19, Igli Xhajollari, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i KF Shkodra U-19, Klisman Kallajxhiu, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i KF Shënkolli U-14, Mateo Meta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll

Sport 22 Dhjetor 2025, 18:02

ZYRTARE/ Anulohet Milan-Como në Perth

ITALI - Lega Serie A ka bërë një hap pas, duke zyrtarizuar anulimin e projektit. Vendimi për të anuluar ndeshjen Milan-Como, të ...