Sport

VIDEO/ Befasi në Marok… gjunjëzohen të gjithë dhe i puthin dorën Princit të Kurorës, presidenti Infantino mbetet gojëhapur…

Ajo që ka bërë më tepër habi është tërheqja e dorës që ka bërë Princi, duke mos lejuar asnjë nga drejtuesit e vendit të tij t’ia puthë dorën, duke ia tërhequr në mënyrë arrogante

22 Dhjetor 2025, 19:35 Nga DOSJA

VIDEO/ Befasi në Marok… gjunjëzohen të gjithë dhe i

MAROK - Pamje të paimagjinueshme janë shfaqur nga mediat afrikane përpara ndeshjes hapës së Kupës së Konfederatave të Afrikës.

Drejtuesit më të lartë të shtetit maroken, së bashku me drejtuesit e lartë të FIFA-s, me në krye presidentin Gianni Infantino kanë pritur Princin e Kurorës së Marokut, i cili me të mbërritur në stadium është pritur me gjunjëzim dhe puthje dore nga drejtuesit e shtetit të vendit të tij.

Ajo që ka bërë më tepër habi është tërheqja e dorës që ka bërë Princi, duke mos lejuar asnjë nga drejtuesit e vendit të tij t’ia puthë dorën, duke ia tërhequr në mënyrë arrogante, gjest që ka lënë gojëhapur edhe vetë numrin 1 të futbollit botëror, Infantinon, i cili ishte në rresht me ta.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Dhjetor 2025, 18:02

ZYRTARE/ Anulohet Milan-Como në Perth

ITALI - Lega Serie A ka bërë një hap pas, duke zyrtarizuar anulimin e projektit. Vendimi për të anuluar ndeshjen Milan-Como, të ...