Sport

Guardiola nuk toleron as për Krishtlindje: "Kush është mbipeshë nuk do të luajë"...

"I peshova të gjithë lojtarët tanë. Më 25, do t'i kontrolloj përsëri dhe do të shoh se sa peshë kanë shtuar gjatë këtyre tre ditëve pushim”…

22 Dhjetor 2025, 14:18 Nga DOSJA

Guardiola nuk toleron as për Krishtlindje: "Kush është

ANGLI - Sezoni i festave po afron, por Premier League nuk bën kurrë pushim. Sezoni do të rifillojë më 27 dhjetor dhe trajnerët janë të shqetësuar se disa lojtarë mund ta teprojnë me ushqimin gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

Pep Guardiola, para së gjithash, e ka bërë të qartë se nuk do të bëjë asnjë lëshim: "I peshova të gjithë lojtarët tanë. Më 25, do t'i kontrolloj përsëri dhe do të shoh se sa peshë kanë shtuar gjatë këtyre tre ditëve pushim.

Sigurisht, nuk po u them të mos hanë gjatë festave, por duhet t'i monitoroj. Nëse e teprojnë me ushqimin gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, do të më duhet t'i përjashtoj nga ndeshja kundër Nottingham Forest. Imagjinoni një lojtar që ishte perfekt sot, duke u kthyer me tre kilogramë shtesë..."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll