Sport

VIDEO/ Unai Emery në ekstazë në golin e dytë të Villës ndaj Man.United…

Trajneri i Villans nuk mundi ta përmbante euforinë në atë moment.

22 Dhjetor 2025, 11:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Unai Emery në ekstazë në golin e dytë të

ANGLI - Pasi Morgan Rogers shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të Aston Villas kundër Manchester United në minutën e 57-të, Unai Emery nuk mundi ta përmbante euforinë dhe e festoi momentin në një mënyrë epike.

Pasi pa topin të shkonte në rrjetën e Lemmens, trajneri i Villas hoqi xhupin dhe e hodhi në ajër me një shprehje gjigante ekstaze.

Duhet theksuar se, me këtë fitore, Aston Villa, aktualisht e 3-ta në Premier League, mbetet në ndjekje të Manchester Cityt (i 2-ti), të cilët janë vetëm një pikë prapa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll