22 Dhjetor 2025, 10:52
Nga M.L
Foto ilustruese
KUKËS- Policia e Kukësit ka vijuar kontrollet intensive dhe veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë, si dhe për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të cilët ishin shpallur në kërkim.
Siipas njoftimit të bluve, në pamundësi për tu larguar, dy vëllezërit e shpallur në kërkim, Ndriçim e Fatri Iseberi kanë vendosur të vetëdorëzohen pranë autoriteteve.
Hetimet tregojnë se dy vëllezërit ishin përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin Sadik Kapica, 65 vjeç, për motive të dobëta, në zonën e njohur si “Dëshmorët”.
Gjatë përplasjes, Ndriçim Iseberi dyshohet se e ka goditur Kapicën me qytën e një arme zjarri. Nga pakujdesia, gjatë incidentit është plagosur rëndë edhe shtetasi Amarildo Cena, 36 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.
Njoftimi:
Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.
Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.
Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës./ Dosja.al
policia e kukësit ndriçim e fatri iseberi
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 10:32
M.L
ANGLI- Një hetim i gazetës britanike Daily Mail ka zbuluar ekzistencën e një rrjeti kontrabande që ndihmon emigrantë të p&e...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 10:10
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një detyrë komplekse që shpesh kërkon zbardhjen e çështjeve komplekse kulturore për të har...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 09:35
M.L
Pa viza drejt 29 vendeve anëtare të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtare të BE-së... Ky lajm kishte ardhur me paralajmë...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 09:16
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Shtetit ka prezantuar planin e veçantë të masave për festat e fundvitit, me qëllim garantimin ...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 08:42
M.L
Arrestimi
TIRANA- Policia shqiptare arrestoi në Tiranë 37-vjeçarin Gjergji Ceka, i njohur gjithashtu si Gjergj Kola, i shpallur në k&...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 08:20
M.L
Braho-Dumani
TIRANA- Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zhvillohet sot, në o...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 08:07
M.L
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tir...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 07:42
M.L
Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimi...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 07:37
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...
Aktualitet
21 Dhjetor 2025, 22:38
I.A
SERBI- Një aksident tragjik me dy viktima ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish. Sipas mediave lokale, viktimat janë n...