22 Dhjetor 2025, 08:20
Nga M.L
Braho-Dumani
TIRANA- Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zhvillohet sot, në orën 10:00, ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga drejtuesi në largim Altin Dumani te kreu i ri i institucionit, Klodian Braho. Braho u zgjodh në krye të SPAK nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 7 vota, duke marrë mandatin trevjeçar të drejtuesit të Strukturës së Posaçme, mandat që sipas ligjit nuk lejon rizgjedhje.
SPAK e vlerëson këtë proces si një hap të rëndësishëm për garantimin e vijimësisë institucionale dhe për forcimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Altin Dumani, i cili drejtoi SPAK pas Arben Krajës, drejtuesit të parë të këtij institucioni, do të vijojë ushtrimin e funksionit si prokuror i posaçëm. Mandati i tij në SPAK përfundon në vitin 2028, në përmbyllje të mandatit 9-vjeçar të parashikuar nga ligji.
Kush është Klodian Braho?
Klodian Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës. Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendës drejtues i këtij institucioni.
Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re. Gjatë karrierës së tij, Braho ka qenë pjesë e hetimeve që lidhen me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Ndër dosjet që ka ndjekur përmendet ajo ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Klodian Braho është pjesë e SPAK që prej krijimit të tij dhe aktualisht drejton Seksionin Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe çështjeve me ndjeshmëri të madhe publike.
Braho është prokurori që udhëhoqi hetimin e inceneratorit të Elbasanit, një dosje voluminoze dhe komplekse, nga e cila lëshoi urdhër-arreste për persona të njohur si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar.
Ai ka çuar përpara edhe dosjen “5D”, duke dërguar për gjykim disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër hetim i rëndësishëm i tij është ai i “Toyota Auris”, ku u zbulua një skemë e gjerë kriminale që përfshinte edhe individë të sistemit të drejtësisë. Dosja është e fragmentuar në disa degë, të cilat vijojnë të hetohen ende./ Dosja.al
spak altin dumani klodian braho
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 08:07
M.L
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tir...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 07:42
M.L
Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimi...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 07:37
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...
Aktualitet
21 Dhjetor 2025, 22:38
I.A
SERBI- Një aksident tragjik me dy viktima ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish. Sipas mediave lokale, viktimat janë n...
Aktualitet
21 Dhjetor 2025, 21:19
I.A
Nene Tereza
Tereza ishte 19 vjeç, kur shkoi si novice (fillestare) në Indi, ku u përball me mjerimin, urinë dhe sëmundjen. ...
Aktualitet
21 Dhjetor 2025, 20:38
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Blerta Sejdija ishte 17-vjeçare kur e pranoi një pije nga një burrë i panjohur.
“Disa herë ...
Aktualitet
21 Dhjetor 2025, 18:39
D.S
foto nga vendngjarja
LUSHNJE: Një banesë e pabanuar në fshatin Kosovë e Vogël, në Lushnje, është...
Aktualitet
21 Dhjetor 2025, 18:14
D.S
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës. Një 45-vjeçar &...
Aktualitet
21 Dhjetor 2025, 17:15
D.S
foto ilustruese
ITALI - Një shqiptar 36-vjeçar, banor i qytetit të Salarios, është arrestuar nga policia italiane nën akuz...
Aktualitet
21 Dhjetor 2025, 16:43
D.S
foto ilustruese
GJERMANI- Emigrantët shqiptarë në shtetin gjerman renditen të fundit në listen e 5 nacionaliteteve që kë...