Aktualitet

EMRI-VIDEO/ Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike! Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, po koordinon procedurat për ekstradimin e Cekës. Vendimi i Gjykatës së Malagës, datë 14 nëntor 2025, ka parashikuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të pandehurin.

22 Dhjetor 2025, 08:42 Nga M.L
EMRI-VIDEO/ Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike! Arrestohet
Arrestimi

TIRANA- Policia shqiptare arrestoi në Tiranë 37-vjeçarin Gjergji Ceka, i njohur gjithashtu si Gjergj Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Malagës në Spanjë. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe është i destinuar për ekstradim drejt Spanjës.

Operacioni, i koduar “Operacionalja 76”, u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bazë të informacionit të mbledhur në rrugë operative për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, po koordinon procedurat për ekstradimin e Cekës. Vendimi i Gjykatës së Malagës, datë 14 nëntor 2025, ka parashikuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të pandehurin.

NJOFTIMI;

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 76”.

Akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 37-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gjergji Ceka alias Gjergj Kola, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

gjergji ceka alias gjergj kola

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2025, 20:38 I.A

Kur pija shndërrohet në makth

Foto Ilustruese KOSOVË- Blerta Sejdija ishte 17-vjeçare kur e pranoi një pije nga një burrë i panjohur. “Disa herë ...