Aktualitet

FOTO/ Shkrumbohet banesa në Lushnje! Policia: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Në vendngjarje mbërritën me urgjencë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

21 Dhjetor 2025, 18:39 Nga D.S
FOTO/ Shkrumbohet banesa në Lushnje! Policia: Dyshohet për
foto nga vendngjarja

LUSHNJE: Një banesë e pabanuar në fshatin Kosovë e Vogël, në Lushnje, është djegur sot. Në vendngjarje mbërritën me urgjencë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Zjarrfikësit arritën të vënë flakët nën kontroll, por banesa u dogj plotësisht. Sipas policisë, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Banesa ishte në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha i cili nuk banonte aty tashmë prej vitesh. Ai kishte lënë porosi një fqinji që të kujdesej për shtëpinë, pikërisht ky i fundit,  ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse pasi ka parë zjarrin./Dosja.al 

 

lushnje zjarr ne banese

Sondazh

Poll