Sport

De Vrij po përgatit valixhet të largohet nga Interi në janar, trashëgimtari është zgjdhur…

Kupa e Botës është afër, prandaj largimi nga zikaltrit bëhet më i mundshëm…

21 Dhjetor 2025, 17:00 Nga DOSJA

De Vrij po përgatit valixhet të largohet nga Interi në janar,

ITALI - Pavarësisht ndeshjes së tij të fundit si titullar në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Bolonjës - i ndihmuar edhe nga dëmtimi i Francesco Acerbit - bën që e ardhmja e Stefan De Vrij te Interi mbetet e mbuluar nga pasiguria.

Mbrojtësi holandez, një figurë kyçe në mbrojtjen e ziklatërve në vitet e fundit, do të jetë pa kontratë në qershor dhe tregu i transferimeve mund të mbyllet shumë përpara janarit.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, ish-lojtari i Lazios ka frikë se koha e reduktuar e lojës mund të rrezikojë shanset e tij për të marrë pjesë në Kupën e Botës të ardhshme, gjë që mund ta shtyjë atë të marrë në konsideratë një largim të menjëhershëm.

Interi, nga ana e tyre, do të preferonte ta mbante atë deri në fund të sezonit, por situata konsiderohet e brishtë dhe në zhvillim e sipër.

Nëse ndodh një largim, menaxhmenti ka përcaktuar tashmë një zëvendësim të mundshëm: një mbrojtës me këmbë të majtë, i aftë të luajë edhe si mbrojtës krahu.

Zgjedhja kryesore e drejtorit sportiv Piero Ausilio është Tarik Muharemovic, një lojtar i ri me perspektivë që aktualisht është te Sassuolo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll