Sport

Presidenti Duka: “Zëri yt i paharruar dhe fisnikëria jote do të jetojnë gjatë në zemrat e atyre që u rritën duke të dëgjuar”

“Zëri i tij shoqëroi breza të tërë, profesor dhe mik i mirë, i respektuar nga i madh e i vogël për gjurmën që la, ndërroi jetë pasi jetoi gjithmonë si një njeri shumë i dashur”.

21 Dhjetor 2025, 13:15 Nga DOSJA

Presidenti Duka: “Zëri yt i paharruar dhe fisnikëria jote do

TIRANE - Presidenti I FSHF-së, Armand Duka i ka bërë homazhet e duhura largimit nga jeta e radiokomentatorit të shquar të futbolit shqiptar, Ismet Bellova, duke e vlerësuar si një mjeshtrat e rrallë të fjalës dhe si një profesionist të vertetë…

Në faqen e tij zyrtare të Facebook, Duka shkruan:

“Komentatori i shquar i Radio Tiranës, zëri unik i futbollit shqiptar, që ka komentuar në ditë të vështira e historike të sportit shqiptar, mjeshtër i fjalës dhe profesionist i rrallë, që me zërin e tij shoqëroi breza të tërë, profesor dhe mik i mirë, i respektuar nga i madh e i vogël për gjurmën që la, ndërroi jetë pasi jetoi gjithmonë si një njeri shumë i dashur.

Prehu në paqe Ismet Bellova. Zëri yt i paharruar dhe fisnikëria jote do të jetojnë gjatë në zemrat e atyre që u rritën duke të dëgjuar. Do të të kujtoj gjithmonë me respekt dhe mall.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll