Sport

FIFA nuk bën dallime, “godet” edhe klubin e Ronaldos, i bllokon merkaton e janarit…

Sauditët e Al-Nassr po përballet me një ndalim të ri transferimesh të vendosur nga FIFA, pak para hapjes së afatit kalimtar të janarit.

21 Dhjetor 2025, 14:30 Nga DOSJA

FIFA nuk bën dallime, “godet” edhe klubin e Ronaldos, i bllokon

ZVICER - FIFA, organi qeverisës i futbollit botëror, përditësoi regjistrin e tij të premten dhe e vendosi klubin saudit në listën e atyre që u ndalohet të regjistrojnë lojtarë të rinj, me sanksionin që do të fillojë më 19 dhjetor.

Ndryshe nga dënimet e zakonshme që zbatohen për një numër të caktuar afatesh kalimtare, FIFA ka deklaruar se ndalimi i Al-Nassr do të zgjasë “derisa të revokohet”, gjë që sjell shumë pasiguri për klubin në mes të planifikimit për pjesën e dytë të sezonit.

Kjo paqartësi ka shkaktuar shqetësim në Riad, dhe situata është komplikuar më tej nga fakti se Al-Nassr nuk është i vetmi klub i prekur, me klube të tjera të Superligës Saudite në listën e sanksioneve të FIFA-s, të tilla si Al Shabab, Damac dhe Al Riyadh.

Borxhe të vjetra, probleme të reja…

Kjo nuk është hera e parë që klubi nga Riadi e ka gjetur veten në këtë situatë. Në korrik 2023, vetëm disa muaj pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos, Al-Nassr u përball me një ndalim të ngjashëm. Problemi në atë kohë buronte nga detyrimet e papaguara që lidheshin me transferimin e Ahmed Musës nga Leicester City në vitin 2018.

Musa mbërriti në një transferim prej rreth 16 milionë eurosh, por FIFA më vonë vendosi që Al-Nassr nuk kishte paguar bonusin prej rreth 500 mijë eurosh për klubin anglez. Pavarësisht paralajmërimeve, borxhi nuk u pagua në kohë, duke rezultuar në një ndalim. 

Klubi më pas reagoi shpejt, duke paguar rreth 2 milionë euro dhe FIFA e hoqi sanksionin. Mbetet për t’u parë nëse historia do të përsëritet, por ky precedent sugjeron se problemi ka të ngjarë të jetë përsëri financiar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll