Aktualitet

Plagosja në Kukës, Policia: Shpallen në kërkim 2 vëllezërit autorë

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

21 Dhjetor 2025, 15:32 Nga I.A
Plagosja në Kukës, Policia: Shpallen në kërkim 2
Policia

KUKËS- Dy autorët e plagosjes së dyfishtë në Kukës janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Mësohet se autorët janë dy vëllezër 39 dhe 38-vjeçar. Ata kanë qëlluar me armë mbi dy persona të tjerë me iniciale A.C dhe S.K. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër). Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre. Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit./Dosja.al

plagosje ne kukes

Sondazh

Poll