Sport

VIDEO / Bylisi befason Elbasanin, e mund në shtëpi dhe i largohet “play-out”-it

Bylisi ka mundur Elbasanin në sfidën e javës së 17-të me rezultatin 3-2.

20 Dhjetor 2025, 15:38 Nga DOSJA

VIDEO / Bylisi befason Elbasanin, e mund në shtëpi dhe i largohet

BALLSH - Bylisi ka mundur Elbasanin në sfidën e javës së 17-të me rezultatin 3-2. Takimi i luajtur në “Adush Muça” të Ballshit foli për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Mustapha në minutën e 44’.

Ishte sërish sulmuesi nga Nigeria i cili dyfishoi shifrat tre minuta pas startit të pjesës së dytë. Në minutën e 52’, Loukili rihapi takimin, por pas tre minutash, Mustapha kompletoi tripletën personale.


Në minutën e 69’, Blaise Tsague shënoi golin e dytë për verdheblutë, i cili shërbeu vetëm si statistikë.

Kështu Elbasani humbet shansin për të rimarrë vendin e parë duke barazuar me 3 humbje në 17 javë Egnatian që mbetet në krye me 2 pikë më tepër, ndërsa Bylisi largohet nga zona play out.

VIDEO / Bylisi befason Elbasanin, e mund në shtëpi dhe i largohet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll