Bota

Tronditet qeveria franceze! Hetim për korrupsion ndaj ministres së Kulturës, bastisje në Ministri dhe banesë

Sipas autoriteteve, kontrollet janë pjesë e një procedimi penal të hapur në tetor, ku ajo dyshohet për “korrupsion aktiv dhe pasiv, ushtrim të paligjshëm të ndikimit, përvetësim të fondeve publike, fshehje dhe pastrim parash”, vepra që dyshohet se janë kryer gjatë ushtrimit të mandatit të saj në Parlamentin Europian.

18 Dhjetor 2025, 21:21 Nga M.L
Tronditet qeveria franceze! Hetim për korrupsion ndaj ministres së
Rachida Dati

FRANCA- Prokuroria financiare franceze bëri të ditur se janë zhvilluar kontrolle në zyrën e kryetares së bashkisë së arondismentit të 7-të të Parisit, në ambientet e Ministrisë Franceze të Kulturës, si edhe në banesë, në kuadër të një hetimi gjyqësor për korrupsion që lidhet me mandatin e Rachida Dati si eurodeputete.

Sipas autoriteteve, kontrollet janë pjesë e një procedimi penal të hapur në tetor, ku ajo dyshohet për “korrupsion aktiv dhe pasiv, ushtrim të paligjshëm të ndikimit, përvetësim të fondeve publike, fshehje dhe pastrim parash”, vepra që dyshohet se janë kryer gjatë ushtrimit të mandatit të saj në Parlamentin Europian.

Rachida Dati, e cila aktualisht mban postin e Ministres së Kulturës së Francës, ashtu edhe përfaqësuesit e saj ligjorë, nuk kanë reaguar ende publikisht lidhur me këto zhvillime.

rachida dati

Sondazh

Poll