18 Dhjetor 2025, 14:05
Nga D.S

Frédéric Péchier 'DOKTOR VDEKJA
FRANCË- Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përjetshëm për helmim të qëllimshëm të 30 pacientëve, përfshirë 12 që vdiqën. Një gjykatë në qytetin Besançon në Francën lindore e shpalli Frédéric Péchier fajtor për kontaminimin e qeseve të infuzionit me substanca që shkaktuan arrest kardiak ose hemorragji. Viktima e tij më e vogël, një fëmijë katërvjeçar, i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e vjetër ishte 89 vjeç.
"Ju jeni Doktor Vdekja, një helmues, një vrasës. Ju turpëroni të gjithë mjekët", "E keni kthyer këtë klinikë në një varrezë.", thanë prokurorët javën e kaluar.
Péchier u vu nën hetim për herë të parë tetë vjet më parë, kur dyshohej se kishte helmuar pacientë në dy klinika në Besançon midis viteve 2008 dhe 2017. Viktima e tij e parë e njohur, Sandra Simard, ishte 36 vjeç kur pësoi një arrest të papritur kardiak në mes të një operacioni në shtyllën kurrizore. Ajo mbijetoi falë ndërhyrjes së Péchier, megjithëse ra në koma. Testet në qeset e saj të infuzionit treguan përqendrime kaliumi 100 herë më të larta se doza e pritur dhe alarmi u dha te prokurorët vendas.
BBC shkruan, Péchier tani do të kalojë të paktën 22 vjet pas hekurave, duke qenë i lirë gjatë gjithë gjyqit. Ai ka 10 ditë kohë për të paraqitur një apel, gjë që do të kërkonte një gjyq të dytë brenda një viti. Gjatë 15 javëve të gjyqit, Péchier pranoi se disa nga pacientët që u sëmurën ose vdiqën mund të jenë helmuar, por ai mohoi çdo keqbërje.
"E kam thënë edhe më parë dhe do ta them përsëri, ynë nuk jam helmues... Gjithmonë e kam mbajtur betimin e Hipokratit", tha ai./Dosja.al
doktor vdekja
Bota
18 Dhjetor 2025, 13:49
E. D
pamje nga protesta
BRUKSEL- Incidente të rënda po ndodhin në Bruksel jashtë ndërtesës së Parlamentit Europian, me ...
Bota
18 Dhjetor 2025, 13:38
D.S
foto ilustruese
GREQI- Një rrjet trafikimi njerëzor, i cili sillte gra nga Amerika Latine me premtime mashtruese dhe ...
Bota
18 Dhjetor 2025, 13:12
D.S
Foto ilustruese
KINË- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun tha sot se, Kina u bën thirrje Shteteve ...
Bota
18 Dhjetor 2025, 09:31
D.S
foto ilustruese
RUSI- Tre persona, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit të një anijeje mallrash, u vranë në sulm...
Bota
18 Dhjetor 2025, 09:15
D.S
Foto nga protesta
BELGJIKË- Protesta e fermerëve në Bruksel u shndërrua në një natë tensioni kur, pak para mes...
Bota
18 Dhjetor 2025, 09:02
D.S
Cisterna nafte në Venezuelë
VENEZUELË- Qeveria e Venezuelës siguroi të mërkurën se bllokada detare...
Bota
18 Dhjetor 2025, 08:47
D.S
SHBA- Kongresi Amerikan miratoi të mërkurën heqjen e përhershme të sanksioneve të vendosura nga SHBA-të...
Bota
18 Dhjetor 2025, 08:40
E. D
Çfarë janë asetet e ngrira dhe kush i ngrin ato?
Asetet e ngrira janë fonde financiare ose prona që pronari nuk mund t'i qaset dhe...
Bota
18 Dhjetor 2025, 08:25
D.S
Foto ilustruese
BRUKSEL- Udhëheqësve të BE-së po u kërkohet të përdorin asetet e ngrira ruse për të fin...
Bota
18 Dhjetor 2025, 08:17
E. D
Markus Frohnmaier në SHBA
SHBA- Markus Frohnmaier është padyshim një njeri me fat këto ditë. Eksperti i Klubit të A...