Bota

Luftoi për Ukrainën, gjykata ruse dënon me 13 vite burg ish-ushtarin britanik

 Hayden Davis, 22 vjeç, një ish-ushtar britanik të cilin Rusia e ka përshkruar si mercenar, thuhet se u arrestua në Donbas të Ukrainës në fund të vitit 2024 ose në fillim të vitit 2025, ndërsa shërbente në legjionin e të huajve.

18 Dhjetor 2025, 17:42 Nga E.d
Luftoi për Ukrainën, gjykata ruse dënon me 13 vite burg
Foto ilustruse

RUSI- Një britanik që luftoi në Ukrainë është dënuar me 13 vjet në një burg të sigurisë maksimale, tha të enjten zyra e prokurorit të Rusisë. Hayden Davis, 22 vjeç, një ish-ushtar britanik të cilin Rusia e ka përshkruar si mercenar, thuhet se u arrestua në Donbas të Ukrainës në fund të vitit 2024 ose në fillim të vitit 2025, ndërsa shërbente në legjionin e të huajve.

Mediat e huaja shkruajnë se ai u gjykua në një gjykatë të kontrolluar nga Rusia në qytetin e Donetskut të pushtuar nga Moska. Në një deklaratë, prokurorët rusë thanë se Davis iu bashkua ushtrisë ukrainase në gusht 2024 dhe mori pjesë në operacione ushtarake kundër forcave të armatosura ruse në Donetsk.

Në një video gjyqësore të publikuar nga prokurorët, një burrë me theks britanik, i cili është në kafaz, flet nëpërmjet një përkthyesi. Kjo është praktikë standarde në shumë seanca dëgjimore ruse.

Ai dëgjohet duke thënë se ishte anëtar i Legjionit të Huaj Ukrainas dhe udhëtoi për në Ukrainë me autobus nëpërmjet Polonisë. Ai paguhej 400-500 dollarë në muaj. Kur u pyet nëse po e pranonte fajësinë, ai tha "po" dhe tundi kokën. Ai është britaniku i parë që dënohet nga Rusia gjatë luftës në Ukrainë.

Ministria e Jashtme Britanike tha se e dënoi me forcë dënimin, i cili u bë mbi akuza të rreme dhe shtoi se ai ishte rob lufte. Sipas ligjit ndërkombëtar, të burgosurit e luftës nuk mund të ndiqen penalisht për pjesëmarrje në armiqësi , tha ministria.

"Ne kërkojmë që Rusia të respektojë këto detyrime, duke përfshirë ato që rrjedhin nga Konventat e Gjenevës, dhe të ndalojë përdorimin e të burgosurve të luftës për qëllime politike dhe propagandistike." tha ministria./Dosja.al

13 vite burg rusi ukrainë

Sondazh

Poll