Bota

Kina reagon ndaj shitjeve të armëve nga SHBA-ja në Tajvan: SHBA-ja duhet të respektojë angazhimet e shenjta të udhëheqësve të saj

Sipas mediave të huaja, disa orë më parë, u raportua se qeveria amerikane kishte miratuar shitjen e dytë të armëve në Tajvan që kur Donald Trump u rikthye në pushtet, me vlerë 11.1 miliardë dollarë.

18 Dhjetor 2025, 13:12 Nga D.S
Kina reagon ndaj shitjeve të armëve nga SHBA-ja në Tajvan:
Foto ilustruese

KINË- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun tha sot se, Kina u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë angazhimet e shenjta të marra nga udhëheqësit amerikanë dhe të ndalojnë menjëherë veprimet e rrezikshme të armatosjes së Tajvanit. Sipas mediave të huaja, disa orë më parë, u raportua se qeveria amerikane kishte miratuar shitjen e dytë të armëve në Tajvan që kur Donald Trump u rikthye në pushtet, me vlerë 11.1 miliardë dollarë.

Në një deklaratë për shtyp,Lai Chang-te foli për planet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në më shumë se 3% të PBB-së në vitin 2026 dhe në 5% deri në vitin 2030, duke iu përgjigjur kërkesave përkatëse amerikane. Edhe pse Tajvani ka industrinë e vet të mbrojtjes, ai mbetet shumë i varur nga armët amerikane për t'iu kundërvënë fuqisë së zjarrit të Kinës

Uashingtoni miratoi shitjen e parë të armëve Tajvanit në nëntor për "pjesë dhe pjesë këmbimi, si dhe mbështetje për riparimin dhe kthimin e avionëve luftarakë F-16, C-130 dhe avionëve luftarakë të mbrojtjes indigjene (IDF)" për 330 milionë dollarë, sipas një deklarate të lëshuar nga Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunimin e Mbrojtjes dhe Sigurisë./Dosja.al 

kina tajvani shba

Sondazh

Poll