Aktualitet

Vranësira të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell! Parashikimi i moti për sot

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

18 Dhjetor 2025, 07:12 Nga E. D
Vranësira të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell! Parashikimi
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek. Deti – Valëzimi forcës 0-1 ballë./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll