A do përjashtohet Salianji? Ja si u përgjigj Sali Berisha pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD
Ai nënvizoi se “vija e kuqe absolute” për Partinë Demokratike janë lidhjet me krimin dhe bandat, duke lënë të kuptohet se çdo rast trajtohet në përputhje me statutin e partisë.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar dsikutimet brenda Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së dhe mundësinë e përjashtimeve nga partia, pas pyetjeve të përsëritura të gazetarëve lidhur me situatën e ish-deputetit Ervin Salianji.
Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse Salianji mund të përjashtohet, duke theksuar se brenda PD-së asgjë nuk ndryshon dhe se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar. Ai nënvizoi se “vija e kuqe absolute” për Partinë Demokratike janë lidhjet me krimin dhe bandat, duke lënë të kuptohet se çdo rast trajtohet në përputhje me statutin e partisë.
I pyetur nëse përjashtimi është i mundur, Berisha u referua sërish statutit, duke sqaruar se nuk ka folur për mungesë përjashtimesh, por për raste të vetëpërjashtimit nga strukturat e partisë.
Në lidhje me aksionin opozitar, Berisha konfirmoi se PD do të vijojë me protesta, duke përjashtuar çdo formë tjetër reagimi. Ai theksoi se protestat do të jenë të vazhdueshme dhe të organizuara, ndërsa detajet e tyre do të mbeten në diskrecion të organizatorëve dhe do të bëhen publike në kohën e duhur.
Pyetje: A do përjashtohet Salianji?
Sali Berisha: Asgjë nuk lëviz atje.
Pyetje: A do përjashtohet?
Sali Berisha: Qëndrimi, edhe njëherë, qëndrimi absolut i kësaj force politike është, vija absolute e kuqe është, janë bandat dhe krimi.
Pyetje: Përjashtohet kush shkel vijën e kuqe?
Sali Berisha: Shih statutin.
Pyetje: Pra mund të përjashtohet? Ju keni thënë në fillim të foltores që nuk do ketë përjashtime. Kur erdhët në krye të PD thatë që s'do ketë përjashtime.
Sali Berisha: Jo jo, nuk kam thënë që s'ka vetëpërjashtime.
Pyetje: Protesta do të jenë të qëndrueshe?
Sali Berisha: Protestat, absolutisht vetëm protesta. Revoltë jo protesta.
Pyetje: Do të qëndroni në shesh apo ...
Sali Berisha: Ato do ti mësoni që të gjitha. Do ti mësoni se janë sekrete të organizatorëve./ Dosja.al
Sondazh
"Nuk i lëviz asaj që thashë në konferencë", Berisha reagon pas deklaratës së Salianjit: Qëndrimi absolut i PD, vija e kuqe është bashkëpunimi me bandat
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të nis revoltat dhe se ka një gatishmëri dhe ...
Ministri Salla inauguron tregun e ri në Mallakastër: Krijon kushte për tregtimin e produkteve vendase duke shmangur shitjen ambulante
Andis Salla MALLAKASTËR- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Mallakastër në inaugu...
Pas dy orësh dikutime e debate me dyer të mbyllura, përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
TIRANA- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike përfundoi pas rreth dy orësh diskutimesh me dyer të mbyllura. ...
"Fokusi tek organizimi i protestës", Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD! ZBARDHEN diskutimet me dyer të mbyllura: U zgjodh Avokati i Popullit, një Sorosit me votat e demokratëve
Mbledhja e Keshillit të PD TIRANA- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike po zhvillohet me dyer të mbyllur...
Salianji i përgjigjet Berishës për akuzat për Suel Çelën: Dëshmi e mjerimit politik! Kam vazhduar dhe do të vazhdoj takimet me demokratët
Evin Salianji TIRANË- Ervin Salianji iu është përgjigjur akuzave të Kreut të PD-së, Sali Berisha i cili tha se taki...
"Edi Rama i ka "ditët" e numëruara", Berisha: Forcë në botë që ta shpëtojë nga PD dhe opozita shqiptare nuk ka
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama i ka ditët e numëruara. Gjatë...
Nuk mori pjesë në Këshillin Kombëtar të PD, Salianji: Nuk shkova që të mos hiqej vëmendja nga skandalet dhe "AKSHI"
Ervin Salianji TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme t&...
Berisha: Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit aty dhe nuk shqitet më. Dhe ne do e bëjmë atë lëvizje
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit at...
Berisha: Për shkak të situatës emergjente do e shtyjmë agjendën e sotme! Tani jemi në provën më të madhe para vetes dhe vendit
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se për shkak të situatës emergjente PD do të shty...
Këshilli i Mandateve shqyrton imunitetin e Ballukut të premten! Shehaj thërret protestë në të njëjtën orë përpara Kuvendit
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë të premten, ...
