Bota

Marrëveshja Londër-Bruksel/ Studentët e Mbretërisë së Bashkuar riintegrohen në programin Erasmus

Kjo marrëveshje u njoftua nga të dy palët, nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian. 

17 Dhjetor 2025, 14:55 Nga D.S

Foto ilustruese

ANGLI-  Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje me Brukselin për t'u ribashkuar me programin evropian të shkëmbimit universitar Erasmus nga viti 2027, nga i cili u largua në vitin 2020 si pjesë e Brexit-it. Kjo marrëveshje u njoftua nga të dy palët, nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian

Ministri Britanik për Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Nick Thomas-Symonds tha për mediat se, bashkimi me Erasmus+ është një fitore e madhe për të rinjtë tanë duke hequr barrierat dr horihe duke zgjeruazontet në mënyrë që të gjithë, pavarësisht nga prejardhja e tyre, të kenë mundësinë të studiojnë dhe të trajnohen jashtë vendit.

Marrëveshja midis Londrës dhe Brukselit është pjesë e rivendosjes së marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian që qeveria laburiste e Keir Starmer ka provuar  që nga marrja e pushtetit në korrik 2024, pas viteve të tensionit midis 27 qeverive dhe qeverive të mëparshme konservatore, të cilat janë përgjegjëse për iniciativën dhe menaxhimin e procesit të Brexit./Dosja.al

erasmus angli be

Sondazh

Poll