Bota

Tmerr në Vjenë/ Torturuan dhe dogjën 21-vjeçarin për ti vjedhur 200,000 dollarë në kriptovaluta

Danilo Kuzmin kishte jetuar në Vjenë si student gjatë viteve të fundit dhe vinte nga një familje e pasur, babai i tij është nënkryetari i bashkisë së Kharkivit, Serhiy Kuzmin

17 Dhjetor 2025, 14:05 Nga D.S
Tmerr në Vjenë/ Torturuan dhe dogjën 21-vjeçarin për
Danilo Kuzmin

AUSTRI- Djali i nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit. Danilo Kuzmin, vetëm 21-vjeç u torturua për orë të tëra dhe u dogj i gjallë në një makinë në Vjenë, ka tronditur Austrinë dhe Ukrainën. Sipas mediave të huaja, autorët dyshohet se ishin të motivuar nga vjedhja e kriptomonedhave me vlerë afërsisht 200,000 dollarë.

Danilo Kuzmin kishte jetuar në Vjenë si student gjatë viteve të fundit dhe vinte nga një familje e pasur, babai i tij është nënkryetari i bashkisë së Kharkivit, Serhiy Kuzmin. Më 25 nëntor 2025, familja e tij humbi papritur kontaktin me të dhe u shqetësua, pasi 21-vjeçari nuk ishte mësuar të u largonte pa njoftuar. Ata zbuluan se dy nga portofolet e tij dixhitale me kriptomonedha ishin zbrazur, gjë që i alarmoi, kështu që e shpallën zyrtarisht të zhdukur tek autoritetet. 

"Kjo është një tragjedi njerëzore", tha kryebashkiaku i tronditur i Kharkiv, Igor Terekhov, duke refuzuar të komentonte më tej pasi çështja konsiderohet një çështje personale për familjen e partneres së tij.

Në orët e para të 26 nëntorit, një alarm u dha në një kompleks banesash në lagjen Donaustadt të Vjenës kur një banor vuri re një makinë që po digjej nën një urë dhe telefonoi zjarrfikësit.Zjarrfikësit që nxituan në vendngjarje shuan zjarrin në një Mercedes të zi me targa ukrainase – një automjet që i përkiste familjes Kuzmin – dhe për fat të keq zbuluan një trup të karbonizuar në sediljen e pasme.

Trupi u identifikua se i përkiste 21-vjeçarit Danilo Kuzmin . Një kanaçe metalike e shkrirë që mbante erë benzine u gjet në automjetin e djegur edhe pse makina përdorte naftë, një tregues se zjarri ishte ndezur qëllimisht me një lëng të ndezshëm. Rreth 80% e trupit të viktimës kishte pësuar djegie të rënda, ndërsa u gjetën lëndime të shumta nga goditjet, lëndime shtypëse në kokë dhe dhëmbë të thyer. Megjithatë, nuk u gjetën shenja bloze në mushkëri, gjë që sugjeron se i riu ishte tashmë i vdekur ose pa ndjenja kur iu vu flaka. Policia austriake konfirmoi se ishte një akt kriminal dhe se autori i vuri flakën qëllimisht makinës./Dosja.al 

tmerr ne vjene kriptovaluta

Sondazh

Poll