Bota

Pamje trishtuese/ Humbën jetën si pasojë e një sulmi terrorist, mbahen sot homazhet për 15 viktimat në Australi

Anëtarët e familjes qanë ndërsa arkivoli i Schlanger, i mbështjellë me kadife të zezë me një Yll të artë të Davidit, u fut me karrocë në sinagogë. 

17 Dhjetor 2025, 14:31 Nga E.d
Pamje trishtuese/ Humbën jetën si pasojë e një sulmi
Foto ilustruse

AUSTRALI- Në Australi po mbahen homazhet për viktimat, të cilët humbën jetën gjatë maskarës në plazhin e Bondit.  Funeralet e para për disa nga 15 personat e vrarë në të shtënat më të rënda masive në Australi në pothuajse tre dekada u zhvilluan këtë mërkurën, ndërsa policia ngriti akuza për vrasje dhe terrorizëm kundër njërit prej të dyshuarve për persona të armatosur.

Pati skena emocionale jashtë Chabad of Bondi në Sydney, ku turma të mëdha bënë homazhe përpara shërbimit për Rabinin Eli Schlanger, i cili u vra në masakrën e së dielës që shënjestroi familjet hebreje që festonin natën e parë të Hanukkah. Anëtarët e familjes qanë ndërsa arkivoli i Schlanger, i mbështjellë me kadife të zezë me një Yll të artë të Davidit, u fut me karrocë në sinagogë. 

Schlanger, 41 vjeç, organizoi eventin “Hanukah pranë Detit” në plazhin Bondi dhe shërbeu si ndihmës në Chabad të Bondit. Ai ishte baba i pesë fëmijëve, djali më i vogël i të cilit është vetëm dy muajsh. I njohur si “Rabbini i Bondit”, Schlanger është përshkruar si një kapelan i përkushtuar dhe i dashur, i cili punoi pa u lodhur për të mbështetur jetën hebraike në komunitetin Bondi, përmes Chabad, një organizatë globale hebraike që kërkon të promovojë identitetin dhe lidhjen hebraike.

Mediat e huaja shkruajnë se disa orë pas funeralit të Schlanger, personi i cili dyshohet se kreu masakrën së bashku me të atin u akuzua nga policia australiane për 59 vepra penale. Naveed Akram, 24 vjeç, u akuzua për 15 akuza për vrasje, 40 akuza për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, përfshirë kryerjen e një akti terrorist. Komisionerja e Policisë Federale Australiane, Krissy Barrett, tha se akuzat e së mërkurës ishin pjesë e hetimit, por kjo nuk është punë e bërë për hetuesit.

 "Po ekzaminohet material i rëndësishëm dixhital nga ana mjeko-ligjore, do të ekzekutohen urdhër-kërkime të mëtejshme dhe AFP po vazhdon të punojë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë". tha Krissy Barrett.

Autoritetet australiane thonë se sulmuesit e dyshuar ishin të nxitur nga ideologjia e Shtetit Islamik dhe zyrtarët australianë kundër terrorizmit besojnë se dyshja iu nënshtrua trajnimit ushtarak ndërsa ndodhej në Filipinet jugore muajin e kaluar, në një zonë të njohur për ekstremizmin islamist.

Kjo masakër pasoi një valë sulmesh antisemite në qytetet australiane, zjarrvënie dhe vandalizëm kundër vendeve dhe pronave hebraike, veçanërisht pas luftës së Izraelit në Gaza. Udhëheqësit hebrenj të Australisë i kishin kërkuar qeverisë për vite me radhë të bënte më shumë për të adresuar rritjen e antisemitizmit në vend./Dosja.al

australi 15 viktima sulm terrorist

Sondazh

Poll