Aktualitet

Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës

Masa është dhënë në kuadër të aksionit të SPAK pas hetimeve për tenderat në AKSH.

16 Dhjetor 2025, 10:18 Nga E. D
Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e
SPAK

TIRANË- Detaje të reja vijojnë dalin nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme te AKSH-i. Bëhet me dije se është dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. Masa është dhënë në kuadër të aksionit të SPAK pas hetimeve për tenderat në AKSH.

Masa sigurie ‘arrest me burg’ u vendos për Ergys Agasin, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri. Përveç tyre, GJKKO ka dhënë disa masa edhe për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prokuroria e posaçme prej gati një viti  po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al

spak erion ismaili

Sondazh

Poll