Aktualitet

Shkelja e barazisë në tendera, pastrimi i parave, ja akuzat për Ergys Agasin dhe drejtoreshën e AKSH-it! Masa sigurie për disa zyrtarë

Prokuroria e posaçme prej gati një viti  po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

16 Dhjetor 2025, 09:32 Nga E. D
Shkelja e barazisë në tendera, pastrimi i parave, ja akuzat për
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me me aksionin e SPAK, sa i takon hetimeve të procedurave të tenderimit pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Përveç masës ‘arrest me burg’ për Ergys Agasin, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri, GJKKO ka dhënë disa masa edhe për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prokuroria e posaçme prej gati një viti  po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al

 

mirlinda karçanaj spak

Sondazh

Poll