Aktualitet

Hetim 1-vjeçar për 12 tendera/ SPAK masë ‘arresti shtëpie’ për Drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj! Ja akuzat për biznesmenin Ermal Beqiri

SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.

16 Dhjetor 2025, 09:21 Nga E. D
Hetim 1-vjeçar për 12 tendera/ SPAK masë ‘arresti
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Prokurorinë e Posaçme ka lëshuar masën e sigurisë  ‘arrest shtëpie’, për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Disa ditë më parë Mirlinda Karçanaj u paraqit në SPAK në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.

Në hetim është biznesmenët Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”. Ndaj tij SPAK ka caktuar masën ‘arrest me burg’. Sipas SPAK, dyshohet se Beqiri ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara. Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave./Dosja.al

mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll