Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Elbasan, nuk ka njerëz të lënduar 

Konkretish brenda një banese private, në në lagjen 6 maji

15 Dhjetor 2025, 20:44 Nga E.d
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Elbasan, nuk
Foto ilustruse

ELBASAN-  Një bombul gazi ka shpërthyer në qytetin e Elbasanit. Konkretish brenda një banese private, në në lagjen 6 maji. Si pasojë e këtij incidenti, banesa është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se asnjë person nuk është lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Forcat zjarrëfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Zjarrfikësit kanë bërë me dije se bombola e gazit 5L është e papërshtatshme për ambientet e brendshme./Dosja.al

elbasan zjarr bombul gazi

Sondazh

Poll