Aktualitet

Pjesë e bandës së Fushë-Krujës, del FOTO e Gazmir Rrajës, kushëriri i ish-deputetit socialist! Në përgjime njihej me nofkën "Miri" ose "ÇOKU"

Në këto komunikime, ai rezulton të ketë kontakte të vazhdueshme me Rrahman Rrajën, si edhe me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale, mes tyre Bujar Sefa.

15 Dhjetor 2025, 16:22 Nga M.L
Pjesë e bandës së Fushë-Krujës, del FOTO e Gazmir
Gazmir Rraja

FUSHË KRUJË- Personi që shihni në foton e mësipërme është Gazmir Rraja, kushëri i Rrahman Rrajës dhe i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar prej tij. Emri i Gazmir Rrajës del në përgjimet e platformës Sky ECC, ku ai përdorte pseudonimet “Miri” dhe “Çoku”.

Në këto komunikime, ai rezulton të ketë kontakte të vazhdueshme me Rrahman Rrajën, si edhe me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale, mes tyre Bujar Sefa.

Sipas hetimeve, Gazmir Rraja është interesuar për një ngarkesë të bllokuar në doganë në Turqi, e cila i përkiste një sasie prej 236 kilogramësh kanabis, të sekuestruara nga autoritetet turke në janar të vitit 2021.

Gazmir Rraja u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK, në kuadër të një megaoperacioni kundër grupeve kriminale, kryesisht me bazë në zonën e Fushë-Krujës.

Nga bisedat e tyre në SKY ECC janë zbuluar rolet e anëtarëve, mënyra se si funksiononin me tre grupe dhe nofkat që ata përdornin me njëri-tjetrin. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja ka qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian.

Anëtarët e njërit prej grupeve ishin dy pjesëtarë të tjerë të fisit Rraja, Përparim Rraja pronari i gurores në Borizanë për të cilën u dhunuan dy kushërinjtë Maja, si edhe Gazmir Rraja, Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani./ Dosja.al

gazmir rraja rexhep rraja

Sondazh

Poll