Aktualitet

Dosja “Metalurgjiku”/ Ndotje mjedisore dhe përpunim i paligjshëm mbetjesh, 16 të arrestuarit dalin nesër para gjykatës, 7 të tjerë në kërkim

Nën hetim janë subjektet CCALB sh.p.k dhe GSA Ferrokrom sh.p.k., të cilat dyshohen se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit.

15 Dhjetor 2025, 16:15 Nga E.d
Dosja “Metalurgjiku”/ Ndotje mjedisore dhe përpunim i
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e nesërme më datë 16 dhjetor, ora 12:00 do të mbahet seanca gjyqësore për 16 personat, të cilët u arrestuan ditën e djeshme në Elbasan në kuadër të operacionit “Metalurgjiku”. Në prangat e policisë kanë rënë nëntë shtetas të huaj, të cilët janë: Junceol Chung Biz, Rashul Pal, Stjuent Pal, Prakash Kadel, Muna Sung, Rajesh Kumarjadav,m Autia Rai, Rahul Pal dhe Dheraj Kumar.

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtatë shqiptarë, të cilët janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorian Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdia, Elton Beqi dhe Elis Flaga. Ndërsa në kërkim nga policia janë shpallur Bujar Zogu, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shpallo dhe Serafin Orgoça. Nën hetim janë subjektet CCALB sh.p.k dhe GSA Ferrokrom sh.p.k., të cilat dyshohen se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit.

Nga inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka rezultuar se këto dy kompani kanë shkelur rëndë legjislacionin mjedisor, kanë ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe kryer përpunim të paligjshëm të mbetjeve të baterive.

Seanca është vendosur të mbahet me dyer të mbyllura. Kjo për shkak të hetimeve të thelluara në vijim. Në kuadër të kësaj janë sekuestruar pajisje elektronike, celularë dhe sisteme DVR. Objektet e sekuestruara do të përdoren si prova materiale në funksion të hetimit./Dosja.al

16 dhjetor elbasan kompani

Sondazh

Poll