14 Dhjetor 2025, 20:49
Nga E. D
Ermes Hoxhalliu
TIRANË- Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit ka deklaruar se pas asaj ngjarje njerëzit e shohin ndryshe. Në një intervistë për Top Channel, Hoxhalli deklaroi se të kesh një gjykim të pastër duhet të kalosh shumë peripeci.
Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit duke përfshirë emrin e Ambasadës Amerikane për të fituar besueshmëri me projektin e bursave në shkollat shqiptare, por edhe për mënyrën se si institucionet shtetërore u mashtruan përmes një identiteti të rremë vetëm se menduan se po punonin me mbesën e kryeministrit.
Pjesë nga intervista:
Ti je një personazh i ndryshëm në kohë të ndryshme?
Ermes Hoxhalli: Unë jam në fillimet e mia në Universitetin e Arteve, por duke vëzhguar persona në rrugë apo kudo mundohesh të marrësh pak nga pak nga çfarë të bën përshtypje për ti rikrijuar.
Lënda që ke qenë më shumë i lidhur?
Ermes Hoxhalli: Letërsia. Lexoja jashtëzakonisht shumë. Gjimnazi ka qenë një ‘boom’ i madh për mua.
Gjimnazin po në Devoll e ke kryer?
Ermes Hoxhalli: Po në qytetin e Bilishtit. Jam mbushur shumë nga letërsia, jam inspiruar të shkruaja..
Kjo të izolonte nga bota e vërtetë, jashtë librave?
Ermes Hoxhalli: Vetë librat ishin deri diku për mua vetë bota, ishin realitete të marra dhe të shkëputura të ndërtuara me narrativën e një autori, shkrimtari por që pasqyronin fenomene shoqërore.
A je ti Ermes person që ndjek rrjedhën apo merr vetë vendime?
Ermes Hoxhalli: Marr vetë vendime. Shumica në Shqipëri, i referohem brezit tim, ndjekin turmën dhe janë pjesë e turmës.
Si e vlerëson aftësinë tënde për të marr vendime?
Ermes Hoxhalli: Duhet të kalosh shumë peripeci, që të kesh një gjykim të pastër… kështu që jam ende në procesim.
Kush ka qënë udhëzuesi në jetën tënde?
Ermes Hoxhalli: Shkrimtarët më të mirë. E dashuroj për atë çka shkruar George Orëell, që sigurisht si ai dua të jem e pa diskutim edhe si Fyodor Dostoevsky.
Çfarë kishe qejf tjetër veçse të lexoje? Si e kaloje kohën? Sa qëndroje në internet?
Ermes Hoxhalli: Në këtë botën virtuale, lundroja herë pas here… por gjithmonë kam qenë i zënë sepse drejtoja disa projekte, edhe me pjesën e shkollës e gjithmonë dua të shkëlqej të jem më i miri.
A mendon se më shumë njerëzit mësojnë nga dështimet apo nga sukseset?
Ermes Hoxhalli: Nga dështimet, sepse kur ti ke sukses je në të vetëndjerin e suksesit, edhe sytë e ty mbyllen aq shumë sa nuk sheh kush të duartroket edhe kush jo. Bëhesh arrogant, egoist.
Si mendon se të shohin të tjerët ty Ermes, edhe sa ndikon kjo në mënyrën sesi ti e sheh veten?
Ermes Hoxhalli: Si më shihnin para diçkaje, apo pas?
Në të dyja fazat e jetës tënde.
Ermes Hoxhalli: Para besoj se nuk më shihnin fare se nuk e dinin kush isha, edhe pas patjetër që ka ndryshim…
ermes hoxhalliu
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 20:37
E. D
Ermes Hoxhalliu
TIRANË- Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit ka treguar për jet&eu...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 19:52
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje tragjike ndodhi sot në zonën e Paskuqanit, ku një punëtor hidraulik humbi jetë...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 19:51
E. D
Ermes Hoxhalli
TIRANË- Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit duke përfshir&eum...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 19:47
E. D
foto ilustruese
Durrësi po ritregon historinë e vet përmes fotove të hershme, të ekspozuara në hapësirat publike të...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 19:23
vladimir karaj
foto ilustruese
TIRANË- Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milio...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 17:56
E. D
Gjykata e Vlorës
VLORË- Gjykata e Vlorës ka konfirmuar sot masën e sigurisë për tre personat e arr...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 16:43
E. D
foto ilustruese
PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në në rrugën e Gjilanit...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 16:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Alti Nallbati vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, dhe dy personat e tjerë Marsel Buçi e Traja...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 16:15
E. D
pamje nga vendngjarja
SAUK- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në dalje të Tiranës,...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 15:52
E. D
BKH, Edi Rama
TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku tha se ca "trimosha" të...