Sport

Juventusi mund Bolognan, Cabal e afron Spallettin me zonën e Ligës së Kampionëve

Bardhezinjtë pushtojnë Dall'Arën falë golit të kolumbianit dhe përjashtimit të Heggem.

14 Dhjetor 2025, 23:18 Nga DOSJA
Juventusi mund Bolognan, Cabal e afron Spallettin me zonën e Ligës

ITALI - Juventusi mundi Bolonjën 1-0 në ndeshjen e fundit të javës së 15-të të Serie A, duke u ngjitur mbi ta në vendin e pestë në tabelë dhe duke u afruar me vendet që të çojnë në zonën e Champions League. Bardhezinjtë ishin shumë afër golit në pjesën e parë, por nuk ja dolën. Ata më pas e përmirësuan lojën e tyre në pjesën e dytë dhe fituan falë kontributeve të zëvendësuesve.

Cabal zhbllokoi ndeshjen me një gjuajtje me kokë pas një asisti perfekt nga Yildiz. Openda, i cili hyri në fushë në vend të Davidit të çorientuar, luajti gjithashtu një rol vendimtar. 

Ekipi i Spallettit e rinis kështu kampionatin duke e lënë pas humbjen ndaj Napolit, ndërsa ekipi i Italianos ka pësuar humbjen e tretë radhazi dhe tani rrezikon të parakalohet nga Como.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll