Sport

VIDEO/ Interi të krye të Serie A, mjaftojnë Bisseck dhe Lautaro për të mundur Genoan

Në javën e 15-të të Serie A, Interi parakalon Napolin dhe Milanin që gabuan në mesditë, për të marrë në zotërim vendin e pare në renditje.

14 Dhjetor 2025, 22:43 Nga DOSJA

VIDEO/ Interi të krye të Serie A, mjaftojnë Bisseck dhe Lautaro

ITALI - Interi nuk bën asnjë gabim në Marassi. Pas një humbje të hidhur në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit, skuadra e Chivu-t mundi Genoan 2-1 në javën e 15-të të Serie A, duke parakaluar Napolin dhe Milanin që gabuan në mesditë, për të marrë në zotërim vendin e pare në renditje.

Bisseck kaloi zikaltërit në avantazh pas 6 minutash lojë, ndërsa Lautaro dyfishoi shifrat në minutën e 38-të, duke e bërë gjithçka të lehtë. Megjithatë, vendasit u rikthyer në lojë në pjesën e dytë me golin e Oliveira në minutën e 68-të, por vetëm kaq.

Kjo fitore i lejon zikaltërit të shkojnë në 33 pikë (një përpara skuadrës së Allegrit dhe dy përpara djemve të Contes) dhe të shkojnë në Superkupën e Italisë si kryesues të ligës në mënyrën më të mirë të mundshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll