Sport

VIDEO/ Rikthehet Egnatia, bën kampionen përballë Dinamos në kryeqytet…

Nuk mjafton “magjia” e Qefalisë së Dinamos, Albanese realizon një dopiedë për Egnatian dhe 1-2…

14 Dhjetor 2025, 21:47 Nga DOSJA

VIDEO/ Rikthehet Egnatia, bën kampionen përballë Dinamos në

TIRANE - Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova dëshmoi sonte ndaj Dinamos së Ilir Dajës në “Air Albania” se ata janë ekipi për t’u mundur në Superiore.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të, rrogozhinasit triumfuan me shifrat 2-1. Pjesa e parë u mbyll me golin e Albaneses (6’) për Egnatian.

Në fraksionin e dytë, gabimi i Dejvi Bregut në zonë të rrezikshme ia bëri të lehtë sërish sulmuesit Albanese (58’) për të shënuar edhe golin e dytë.

Në fundin e takimit, goli i Qefaliajt shërbeu sa për statistikë.

Pas kësaj fitoreje, Egnatia afrohet 1 pikë larg kreut, kurse dinamovitët mbeten në të njëjtën pozitë me Vllazninë, 6 pikë më pak se Elbasani lider.              

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll