Sport

VIDEO / Sporti pjesë e debateve në Parlament, Balla: "Pa ligjin e sponsorizimeve mos shpresojmë në rezultate"

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur apelin e tij për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për sponsorizimet në sport, duke theksuar se pa mbështetje konkrete nga biznesi, zhvillimi i ketij sektori do të mbetet i pamundur.

12 Dhjetor 2025, 21:55 Nga DOSJA
VIDEO / Sporti pjesë e debateve në Parlament, Balla: "Pa ligjin e

TIRANE - Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur apelin e tij për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për sponsorizimet në sport, duke theksuar se pa mbështetje konkrete nga biznesi, zhvillimi i ketij sektori do të mbetet i pamundur.

Balla ngriti shqetësimin se kampionatet shqiptare – nga futbolli te basketbolli – nuk mund të jenë konkuruese pa një kuadër ligjor që i lejon bizneset të investojnë dhe të mbështesin financiarisht klubet dhe aktivitetet kulturore.

“Apeli i djeshëm në Kuvend për nevojën e domosdoshme të një Ligji për sponsorizimet në sporte dhe në art. Nuk do mund të kemi më kampionate futbolli, basketbolli, etj konkuruese nëse biznesit nuk i krijohen mundësi ta mbështesë sportin, artin, etj.

Pse ekipet tona nuk ecin përpara në kupat europiane? Shumë e thjeshtë përgjigjia. Duhet mbështetje. Modelet janë”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se vendet e rajonit dhe të Europës tashmë aplikojnë modele të suksesshme sponsorizimi, të cilat i kanë ndihmuar klubet të rrisin cilësinë dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare.

Sipas Ballës, miratimi i këtij ligji nuk është vetëm një domosdoshmëri, por një hap i vonuar që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të sportit dhe artit në Shqipëri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll