Sport

Befason Bayerni, blen stadiumin e Unterhaching-ut

Siç ishte lajmëruar, Sportpark Unterhaching do të jetë shtëpia e re e skuadrës së femrave të FC Bayern-it.

12 Dhjetor 2025, 19:30 Nga DOSJA

Befason Bayerni, blen stadiumin e Unterhaching-ut

GJERMANI - Parku sportiv i Unterhaching mund të konsiderohet i FC Bayern Munich-ut pasi në ditët e kaluara bashkia e qytetit të vogël pranë Mynihut ka miratuar ofertën prej 7.5 milionë eurosh që i ka bërë klubi bavarez.

Në këtë marrëveshje klubi i Bayern-it diskutoi çmimin e vendosur, duke paguar rreth 250.000 mijë euro më pak, pasi gjendja e sektorit lindor të impiantit kishte nevojë për ndërhyrje strukturore.

Siç ishte lajmëruar, Sportpark Unterhaching do të jetë shtëpia e re e skuadrës së femrave të FC Bayern-it.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll