Sport

E bujshme, Burnley sfidon sulmuesin kuqezi Armando Broja me një sulmues serb…

Qendërsulmuesi Andrej Ilic është 25 vjeç dhe e ka bërë debutimin me kombëtaren serbe kundër Shqipërisë më 11 tetor të 2025 në Leskovc.

12 Dhjetor 2025, 17:46 Nga DOSJA

E bujshme, Burnley sfidon sulmuesin kuqezi Armando Broja me një sulmues

ANGLI - Vetëm 16 gola në 15 javë të Premier League, ky është bilanci aspak premtues i ekipit të Burnley. Bordi nuk është i kënaqur dhe janë gati t’i shtojnë opsionet trajnerit Scott Parker për merkaton e dimrit.

Favoritë për të mbërritur te Burnley është sulmuesi i Union Berlin, Andrej Ilic, sipas gazetarit Pete O'Rourke. Ai mban profilin e qendërsulmuesit, është 25 vjeç dhe e ka bërë debutimin me përfaqësuesen serbe kundër Shqipërisë më 11 tetor të 2025 në Levskovs.

E bujshme, Burnley sfidon sulmuesin kuqezi Armando Broja me një sulmues

Ilic ka kontratë me berlinezët deri në verën e vitit 2027, ndërsa kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 6 milionë euro. Fakti që Burnley ndodhet në pozitën e parafundit të tabelës së elitës në futbollin anglezë, e bën “detyrim” përforcimin në merkaton e janarit.

Nëse Ilic vendoset nën urdhërat e trajnerit Parker, do të nënkuptojë “sfidë” për dy “pykat” e ekipit, Armando Brojën dhe Zian Flemming.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Dhjetor 2025, 16:00

Koha e Xabi Alonsos te Reali ka mbaruar!

SPANJE - Situata e Xabi Alonsos te Real Madridi tani duket praktikisht e pakthyeshme. Pas humbjes 2-1 kundër Manchester Cityt në Bernabeu...