Sport

Skandal në Bilbao, shkatërrohet me gurë dhe sende të forta autobusi i PSG-së…

Pasditen e së enjtes, mediat lokale spanjole njoftojnë për dy persona të arrestuar për këtë veprim barbar.

11 Dhjetor 2025, 18:09 Nga DOSJA

Skandal në Bilbao, shkatërrohet me gurë dhe sende të forta

SPANJE - Tensioni pas ndeshjes së Champions League mes Athletic Bilbaos dhe PSG-së, e cila u mbyll me barazim pa gola, ka qenë shumë i lartë.

Gjatë natës, autobusi i skuadrës franceze, i parkuar përpara hotelit ku qëndronin lojtarët dhe stafi teknik, u bë objekt i një sulmi me gurë nga një grup tifozësh vendas.

Nga goditjet u shkaktuan dëmtime të dukshme në xhama dhe pjesë të tjera të autobusit, duke e bërë të pamundur përdorimin e tij.

Si pasojë, PSG u detyrua të gjente me urgjencë një mjet tjetër transporti për t’u larguar nga veriu i Spanjës në kushte sigurie të plotë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve, ndërsa klubi francez pritet të paraqesë një ankesë zyrtare pranë UEFA-s për incidentin, i cili ka shtuar tensionet pas ndeshjes së zhvilluar në “San Mamés”.

Ndërkaq të pasditen e së enjtes, mediat lokale spanjole njoftojnë për dy persona të arrestuar për këtë veprim barbar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll