Sport

Superiorja/ Java e 16-të e kampionatit të 87-të kombëtar, të shtunën dhe të dielën…

Java e 16-të e kampionatit Abissnet Superiore do të luahet në dy ditë, të shutënën dhe të dielën

11 Dhjetor 2025, 18:00 Nga DOSJA

Superiorja/ Java e 16-të e kampionatit të 87-të kombëtar,

TIRANE - Java e 16-të e kampionatit Abissnet Superiore do të zhvillohet këtë fundjavë, me ndeshjet të ndara për t’u luajtur të shtunën dhe të dielën e 13 dhe 14 dhjetorit.

Të shtunën do të luhen 3 takime: Vora-Elbasani, Partizani-Flamurtari dhe Teuta-Tirana. Verdheblutë do të kërkojnë fitoren për të ruajtur pozitat në renditje. Kjo sfidë do të startojë në orën 16.30 dhe do të luhet në “Elbasan Arena”.

Ndeshja tjetër që do të nisë po në këtë orë, është ajo midis Partizanit dhe Flamurtari. Dy skuadra të etura për pikë në një sfidë të luftuar në “Arenën e Demave”. Ndeshja mbyllëse e ditës së shtunë është Teuta - Tirana, do të luhet në orën 19:30 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

E diela do të përcjellë dy sfida tepër të rëndësishme Vllaznia - Bylis dhe Dinamo City - Egnatia. Shkodranët do të presin ballshiotët në “Loro Boriçi” në një ndeshje ku të gjithë sportdashësit shkodranë presin tri pikët. Sfidë kjo që do të nisë në orën 16.30.

Java e 16-të e Abissnet Superiores mbyllet me supersfidën e orës 19.00, Dinamo City - Egnatia, e cila luhet në “Air Albania”. Përballjet priten të jenë vendimtare për objektivat e skuadrave, si në luftën për titull ashtu edhe në betejën për mbijetesë.

Superiorja/ Java e 16-të e kampionatit të 87-të kombëtar,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll