Sport

Sabalenka besnike kombësisë së saj: "Nuk dua t'i tradhëtoj fëmijët e Bjellorusisë"...

Numri një në botë nuk ka ndërmend të ndjekë gjurmët e shumicës së tenistëve rusë.

11 Dhjetor 2025, 17:30 Nga DOSJA

Sabalenka besnike kombësisë së saj: "Nuk dua t'i

BJELLORUSI - Anastasia Potapova ka qenë e fundit nga shumë teniste ruse që kanë vendosur të ndryshojnë kombësinë e tyre, si pasojë e luftës që vendi i tyre po zhvillon në Ukrainë. Potapova do të luajë nën flamurin austriak.

Përpara saj, Elena Rybakina dhe Yulia Putintseva u bënë shtetase kazake, Varvara Gracheva (franceze) ose më vonë Daria Kasatkina (australiane) dhe Kamilla Rakhimova dhe Maria Timoffeeva (Uzbekistan).

Gazetari i njohur britanik Piers Morgan e ngriti këtë mundësi edhe me Aryna Sabalenkan, numrin një të WTA-së, e lindur në Minsk të Bjellorusisë. Ajo ishte e prerë, duke deklaruar se "gjithmonë ka qenë një nder të përfaqësoj një vend kaq të vogël dhe unë jam një frymëzim për fëmijët atje dhe nuk do t'i tradhëtoj ata".  

Bjellorusia e Alexander Lukashenkos, aleate me Federatën Ruse në konfliktin e armatosur në tokën ukrainase, është gjithashtu e ndaluar të marrë pjesë në garat ekipore, të shfaqë flamurin e saj dhe të luajë himnin e saj në ngjarje ndërkombëtare. 

Sabalenka, 27 vjeç, do të luajë më 28 dhjetor në atë që është quajtur beteja e gjinive të shekullit të 21-të, duke u përballur me të pa kontrollueshmin Nick Kyrgios. Australiani, i cili ende po shërohet nga një dëmtim në bërryl, nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga raundi i dytë i Miami Open kundër ruses Karen Khachanov. 

bB.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll