Aktualitet

Qarkullimi i dosjeve në media? Kandidati për kreun e SPAK, Braho: Hetim penal për nxjerrje sekreti! Nuk është përgjegjësi e prokurorisë

Braho u shpreh se që në këtë moment nuk është më përgjegjësi e prokurorisë, është e atyre që kanë dokumentet.

11 Dhjetor 2025, 14:52 Nga E.d
Qarkullimi i dosjeve në media? Kandidati për kreun e SPAK, Braho:
Klodian Braho

TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se materialet hetimore dalin në media, kur palët njihen me aktet hetimore, masat apo me akuzën dhe kanë të drejtën të marrin kopjet e tyre. Braho u shpreh se që në këtë moment nuk është më përgjegjësi e prokurorisë, është e atyre që kanë dokumentet.

Ai tha kjo ndodh edhe në momentin që aktet nuk janë më sekret hetimor. Si problematike Braho cilësoi rastet kur ka rrjedhje të të dhënave që akti është sektret hetimor, dhe nuk e di askush përveç grupit të hetimit.

“Kjo situatë që ndodh është, nuk po them në 100% të rasteve po në 99% të rasteve ndodh kur palët njihen me aktet hetimore, masat apo me akuzën dhe kanë të drejtën të marrin kopjet e tyre. Atëherë ndodh kjo rrjedhje e materialeve në media, që në këtë moment nuk është më përgjegjësi e prokurorisë, është e atyre që kanë dokumentet, por ndodh edhe në momentin që aktet nuk janë më sekret hetimor. Problematike janë rastet kur ka rrjedhje të të dhënave që akti është sektret hetimor, dhe nuk e di askush përvec grupit të hetimit. Dhe këtu nuk ka nevojë për strategji, nëse kjo ndodh ka vepër penale, fillojnë hetimet” tha ai./Dosja.al

spak klodian braho hetim

Sondazh

Poll