Bota

VIDEO/ "Ishte hera e fundit që pashë mamin tim!" 11-vjeçari nga Ukraina prek audiencën në Strasburg: E pashë nën rrënoja...

Fjalët e tij në Strasburg gjatë një prezantimi dokumentari për fëmijët në Ukrainë "e thyen" përkthyesin, si dhe shumë në audiencë që e dëgjuan.

11 Dhjetor 2025, 08:46 Nga D.S
VIDEO/ "Ishte hera e fundit që pashë mamin tim!"
Roman Oleksiyev

FRANCË- Parlamenti Evropian u prek nga fjalët e 11-vjeçarit Roman Oleksiyev nga Ukraina , i cili humbi nënën e tij në një bombardim në vitin 2022 dhe kaloi 100 ditë në kujdes intensiv përpara se t'i nënshtrohej më shumë se 35 operacioneve për të riparuar plagët e tij. Fjalët e tij në Strasburg gjatë një prezantimi dokumentari për fëmijët në Ukrainë "e thyen" përkthyesin, si dhe shumë në audiencë që e dëgjuan.

Duke përshkruar përvojën e tij në korrik 2022, Roman fillimisht tha, “Isha me nënën time në spital kur ra një bombë.Kjo ishte hera e fundit që e pashë dhe i thashë lamtumirë. E pashë nën rrënoja, i pashë flokët dhe i thashë lamtumirë. Pastaj qëndrova në kujdes intensiv për më shumë se 100 ditë dhe iu nënshtrova 35 operacioneve të ndryshme dhe jam në rrugën e shërimit.”/Dosja.al

ukraine roman oleksiyev parlamenti evropian

Sondazh

Poll