Bota

"Fundi ka ardhur!" Një milion përdorues nën 16 vjeç bllokohen nga platformat kryesore, adoleshentët australianë "vajtojnë" humbjen e aksesit

Rreth 200,000 llogari janë çaktivizuar tashmë vetëm në TikTok dhe qindra mijëra që pritet të bllokohen në ditët në vijim.

10 Dhjetor 2025, 09:05 Nga D.S
"Fundi ka ardhur!" Një milion përdorues nën 16
foto ilustruese

AUSTRALI- Një det me mesazhe lamtumire nga adoleshentë, si dhe të rritur, përmbytën platforma si TikTok, Instagram dhe Reddit, disa orë para mesnatës. Australianët e rinj, të cilët janë rritur me mediat sociale, janë përballur me mundësinë e humbjes së aksesit në aplikacionet e tyre të preferuara me një përzierje trishtimi, humori dhe mosbesimi.

Rreth 200,000 llogari janë çaktivizuar tashmë vetëm në TikTok dhe qindra mijëra që pritet të bllokohen në ditët në vijim. Australia ka urdhëruar 10 platforma kryesore duke përfshirë TikTok , YouTube të Alphabet Inc. dhe Instagram e Facebook të Meta, të bllokojnë rreth një milion përdorues nën moshën 16 vjeç ose të përballen me gjoba të larta.

Përdoruesit adoleshentë të mediave sociale në Australi i përdorën mediat sociale për herë të fundit për tu thënë lamtumirë ndjekësve të tyre dhe për të vajtuar humbjen e platformave që kanë formësuar jetën e tyre përpara se ndalimi i parë në botë për këtë shërbim të hynte në fuqi sot.

Një det mesazhesh lamtumire nga adoleshentë dhe të rritur përmbytën platformat duke përfshirë TikTok, Instagram dhe Reddit vetëm disa orë përpara se ndalimi të hynte në fuqi në mesnatë. 

"Do të më mungosh shumë dhe sidomos përmbajtja komike. Do të shihemi pas disa vitesh, por nuk e di nëse llogaria ime do të jetë ende e vlefshme" u shkroi një përdorues i TikTok ndjekësve të tij./Dosja.al

australi rrjete sociale tiktok

Sondazh

Poll