Bota

Plani i Trump për Ukrainën: Kthimi i energjisë ruse në Evropë dhe investime të mëdha amerikane në Rusi

Bëhet fjalë për investime të mëdha amerikane në sektorin e metaleve të rralla të Rusisë dhe përdorimin e aseteve të ngrira ruse.Sipas mediave të huaja, raportohet se planet e Trump janë të detajuara në propozimet e dhëna evropianëve në javët e fundit.

11 Dhjetor 2025, 08:25 Nga D.S
Plani i Trump për Ukrainën: Kthimi i energjisë ruse në
Putin dhe Trump


SHBA- Plani i paqes i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump,  për Ukrainën përfshin rivendosjen e rrjedhave të energjisë ruse në Evropë. Bëhet fjalë për investime të mëdha amerikane në sektorin e metaleve të rralla të Rusisë dhe përdorimin e aseteve të ngrira ruse.Sipas mediave të huaja, raportohet se planet e Trump janë të detajuara në propozimet e dhëna evropianëve në javët e fundit.

Ndër planet e presidentit amerikan janë që firmat financiare amerikane dhe bizneset e tjera të shfrytëzojnë 200 miliardë dollarë nga asete të ngrira shtetërore ruse për projekte në Ukrainë, duke përfshirë krijimin e një qendre të re të madhe të të dhënave të mundësuar nga termocentrali bërthamor Zaporizhia , i cili tani kontrollohet nga forcat ruse.

Mediat shkruajnë se kompanitë amerikane janë gjithashtu të gatshme të investojnë në sektorë strategjikisht të rëndësishëm në Rusi, siç janë minierat e metaleve të rralla dhe shpimet e naftës në Arktik, duke shtuar se rrjedha e energjisë ruse në Evropën Perëndimore dhe pjesën tjetër të botës do të rikthehet gjithashtu./Dosja.al

trump ukraine shba

Sondazh

Poll