Politike

Berisha: Paketa kundër shpopullimit është hapi i parë drejt një kthese që synon të shpëtojë Shqipërinë

Në një deklaratë për shtyp, ai thekson se shqiptarët nuk kanë përjetuar një shpopullim të tillë pavarësisht pushtimeve apo epidemive.

10 Dhjetor 2025, 13:15 Nga D.S
Berisha: Paketa kundër shpopullimit është hapi i parë drejt
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme tha se Paketa kundër shpopullimit synon të shpëtojë Shqipërinë nga shkretimi i plotë i banorëve të saj. Në një deklaratë për shtyp, ai thekson se shqiptarët nuk kanë përjetuar një shpopullim të tillë pavarësisht pushtimeve apo epidemive.

Ndër të tjera, kreu i PD bën me dije se kjo çështje do të vijojë të mbrohet në parlament nga Partia Demokratike.

"Natyrisht kjo paketë është vetëm hapi i parë i domosdoshëm për të shënuar një kthesë, e cila synon të shpëtojë Shqipërinë nga shkretimi i plotë i banorëve të saj.Fshirja, shuarja. Historia e kombeve është histori e lindjes, lulëzimit, por edhe zhdukjes së tyre.Shqiptarët nuk e meritojnë të zhduken. Shqiptarët duhet të meritojnë në trojet e tyre që nga kohërat ilire gjer sot.

Kjo që ndodh është katastrofa më e madhe demografike në historinë e kombit.Kurrë shqiptarët nuk kanë përjetuar një shpopullim të tillë nga asnjë pushtim, nga asnjë sëmundje, nga asnjë epidemi.Kjo ishte çështja që desha të sjell tek ju dhe që ne do e mbrojmë në parlament." tha ai./Dosja.al

sali berisha selia pd paketa kunder shpopullimit

Sondazh

Poll